Pasi nxënësi rezultoi pozitiv me Covid-19, tetë shkolla ri-mbyllen në Francë

Evropë

Pasi nxënësi rezultoi pozitiv me Covid-19, tetë shkolla ri-mbyllen në Francë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 16:31
Foto

Tetë shkolla janë mbyllur në një qytet në Francën Veriore, pasi një fëmijë testoi pozitivisht për koronavirus.

Shtatë shkolla publike dhe një institucion privat u mbyllën në qytetin Roubaix, afër kufirit belg, të hënën në mëngjes, shkruajnë mediet e huaja.

Kjo vjen pasi një nxënës u konfirmua se barte virusin.

Rreth 70 raste janë zbuluar me koronavirus në shkollat frënge që kur nxënësit u rikthyen në ambiente shkollore javën e kaluar.

Shkollat u mbyllën ‘si masë paraprake’ për koronavirus, derisa hetuesit përpiqen të kuptojnë me kë ka qenë fëmija në kontakt, thanë zyrtarët lokalë, sipas medieve të huaja.

Franca do vazhdojë të rihapë shkollat publike, megjithë shqetësimin e përhapur nga prindërit se fëmijët e tyre nuk mund të mbrohen sa duhet nga virusi pandemik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat