Suedia pëson më së shumti vdekje nga Covid-19 në 30 vitet e fundit

Evropë

Suedia pëson më së shumti vdekje nga Covid-19 në 30 vitet e fundit

Më: 18 maj 2020 Në ora: 21:26
Ilustrim

Suedia e shënoi prillin si muajin me më së shumti vdekje në pothuajse 30 vitet e fundit, sipas statistikave të lëshuara nga shteti të hënën.

Vendi nuk ka pranuar që t’iu prezentojë qytetarëve suedez kufizime që vërehen gjetkë në Evropë, duke vazhduar me “parimin e përgjegjësisë”, shkruajnë mediet e huaja.

Ajo ka mbajtur shkollat e hapura për fëmijët nën moshën 16 vjeçe, së bashku me kafenetë, baret, restaurantet dhe bizneset, derisa u ka bërë thirrje njerëzve të respektojnë udhëzimet për distancimin shoqëror.

Sidoqoftë, gjithsej 10.458 vdekje janë regjistruar në vendin që ka 10.3 milionë banorë vetëm përgjatë prillit, sipas statistikave. Kjo shënon numrin më të lartë të vdekjeve përbrenda një muaji në 30 vitet e fundit, bazuar në informacionet e të njëjtit burim.

Vendi ka regjistruar sot 234 raste të reja me Covid-19, si dhe 19 vdekje lidhur me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat