Drejtoresha e Qendrës së BE-së jep lajmin e keq për valën e dytë nga COVID-19

Evropë

Drejtoresha e Qendrës së BE-së jep lajmin e keq për valën e dytë nga COVID-19

Më: 20 maj 2020 Në ora: 22:58
Dr Andrea Ammon,

Dr Andrea Ammon, drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve është e bindur se do të ndodhë vala e dytë e infeksioneve me COVID-19.

Drejtoresha e ekipit të përgjigjes COVID-19 të Bashkimit Evropian thotë se Evropa duhet të përgatisë veten për një valë të dytë të infeksionit, duke shtuar “pyetja është kur dhe sa e madhe”, sipas një raporti në The Guardian.

Dr Andrea Ammon, drejtoresha e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, thotë se nivelet e vlerësuara aktuale të imunitetit të popullatës mund të lënë deri në 90 përqind të popullsisë të ndjeshëm ndaj virusit, duke shtuar “nuk është koha tani për t’u çlodhur plotësisht”.

Dr Ammon shtoi se ajo nuk mendon se virusi “do të largohet shumë shpejt”, pasi duket se “përshtatet shumë mirë te njerëzit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat