Gjermania konfirmon edhe 431 raste pozitive me koronavirus

Evropë

Gjermania konfirmon edhe 431 raste pozitive me koronavirus

Më: 24 maj 2020 Në ora: 09:35
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, Gjermania ka shënuar edhe 431 raste të reja me koronavirus, njofton Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në ekonominë më të fuqishme të Gjermanisë shkoi në 178 mijë e 281 persona, shkruan “Reuters”.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shtuan edhe 31 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 8 mijë e 247.

Gjermania është në mesin e vendeve me më së shumti raste të koronavirusit në Evropë, por ka shifër dukshëm më të ulët të viktimave në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën e Britaninë e Madhe.

Pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, qeveria gjermane e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat