Hajnat në Angli rrahin burrin, gruan shtatzënë e nxjerrin jashtë – pastaj vjedhin veturën e tyre - Bota Sot
Hajnat në Angli rrahin burrin, gruan shtatzënë e nxjerrin jashtë – pastaj vjedhin veturën e tyre

Evropë

Hajnat në Angli rrahin burrin, gruan shtatzënë e nxjerrin jashtë – pastaj vjedhin veturën e tyre

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 00:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka publikuar videon e një vjedhje të një veture gjatë së cilës një burrë u rrah dhe gruaja e tij shtatzënë u detyrua të largohej nga automjeti.

Sipas mediave të huaja, ajo kishte shpëtuar e palënduar por ai pësoi prerje dhe një gisht të thyer që kishte nevojë për trajtim spitalor.

Ngjarja ndodhi në zonën Moneyhull Grange të Kings Norton, Birmingham – Angli, më 28 maj.

Çifti ishin jashtë shtëpisë së tyre kur katër burra arritën me një Renault Clio të bardhë, duke vjedhur veturën e tyre VW Golf R.

Inspektori Jamie Bunting nga Policia West Midlands e quajti atë një “sulm të tmerrshëm”.

Ai tha: “Çifti na ka kërkuar të lëshojmë këtë regjistrim. Ndërsa jemi të vetëdijshëm se është tronditëse, shpresojmë se do të na ndihmojë të identifikojmë ata që janë përgjegjës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat