Fotografia që po bën xhiron e botës, burri me ngjyrë mban në krah protestuesin e lënduar në Londër

Evropë

Fotografia që po bën xhiron e botës, burri me ngjyrë mban në krah protestuesin e lënduar në Londër

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 18:09
Foto

Një foto bëri xhiron e botës gjatë demonstratave “Black Lives Matter” në Londër, pasi tregon një afro-amerikan që mbante një protestues mbi krah, kur ky i fundit u lëndua.

Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi mes dhunës në të gjithë kryeqytetin, midis protestuesve të ndryshëm – anëtarëve të grupeve të ekstremit të djathtë dhe të tjerët nga “Black Lives Matter”. Bëhet e ditur se policia kreu më shumë se 100 arrestime.

Fotografia e cila mori vëmendjen në mediet sociale, u kap pasi qindra protestues, u përplasën me policinë në Sheshin Parlamentar qendror të Londrës.

Ndryshe, protestuesit shumë prej të cilëve ishin burra të moshës madhore, pretenduan se morën pjesë për të “mbrojtur statujat”, pas thirrjeve të fundit për t’i hequr ato për shkak të shoqatave të tyre koloniale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat