Del pozitiv për Covid-19 personi që mori pjesë në protestë, Danimarka kërkon t’i testojë 15 mijë veta

Evropë

Del pozitiv për Covid-19 personi që mori pjesë në protestë, Danimarka kërkon t’i testojë 15 mijë veta

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:54
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Danimarkë ka kërkuar të martën nga njerëzit që kishin protestuar në Kopenhagë, pas vdekjes së një afro-amerikani në duart e policisë në Amerikë, të testohen për koronavirusi, pasi një protestues kishte rezultuar pozitiv.

Rreth 15 mijë vetë ishin në rrugët e Kopenhagës më 7 qershor duke protestuar kundër racizmit dhe brutalitetit nga policia, raporton Reuters.

 

 

Deri tash në Danimarkë janë regjistruar më shumë se 12 mijë të infektuar, e 598 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat