Rusia voton për ta zgjatur pushtetin e Putinit deri në 2036-ën

Evropë

Rusia voton për ta zgjatur pushtetin e Putinit deri në 2036-ën

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:16
Vladimir Putin

Pjesa më e madhe e rusëve mbështesin reformën e propozuar që do ta lejojë Vladimir Putinin të kandidojë sërish për president në 2024 dhe të qëndrojë në pushtet deri në 2036-ën.

Kjo rezulton nga kompanitë e sondazheve në Rusi, pak ditë para përfundimit të votimit.

Rreth 76 përqind e të anketuarve kanë votuar pro paketës së amendamenteve që varion nga pensione më të mira dhe rritje e pagave minimale e deri tek shtyrja e mandateve në pushtet të Putinit.

Opozita e konsideron procesin të paligjshëm dhe të manipuluar. Votimi nisi në Rusi të enjten pas një vendimi për ta zgjatur procesin për një javë në mënyrë që të evitohen grumbullimet gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kremlini e shtyu votimin që ishte planifikuar të mbahej më 22 prill ndërsa rastet e koronavirusit u rritën dhe zyrtarët vendosën kufizime për të ngadalësuar përhapjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat