Kancelarja gjermane: Evropa po përballet me situatën më të vështirë në histori

Evropë

Kancelarja gjermane: Evropa po përballet me situatën më të vështirë në histori

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 20:08
Angela Merkel

Evropa po përballet me “situatën më të vështirë në histori” për shkak të krizës së koronavirusit, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë të përbashkët  me presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Duke folur nga Berlini të enjten, në kohën kur Gjermania fitoi Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm, Merkel paralajmëroi që pandemia ishte “shumë larg përfundimit” dhe se “ne e shohim çdo ditë se virusi nuk është zhdukur”, shkruan CNN.

Von der Leyen, duke folur nga Brukseli, tha se ” deklarimi i presidencës gjermane erdhi “në një kohë të rëndësishme”, “duke shtuar se” “gjashtë muajt e ardhshëm do të përcaktojnë të ardhmen e Evropës”.

Ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të arrijnë marrëveshje të shpejtë mbi fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh për të luftuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga kriza e koronavirusit, duke thënë se BE ishte “nën presion ekstrem kohor”.

Aleanca do të diskutojë planin e shpëtimit financiar në një samit të jashtëzakonshëm më 17 dhe 18 korrik. Megjithatë, vëllimi, financimi dhe lloji i ndihmës akoma nuk janë diskutuar midis 27 vendeve anëtare. Përveç krizës së koronavirusit, samiti do të merret me tema të tilla si mbrojtja e klimës, dixhitalizimi dhe migracioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat