Pas akuzave se organizator të protestave mund të jenë edhe qarqe pro-ruse që janë kundër përpjekjeve të Serbisë për arritje kompromisi për statusin e ardhshëm të Kosovës, ambasadori rus në Serbi Harçenko i ka quajtur absurde këtë fjalë dhe këtë e ka bërë përmes publikimit në Tviter, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.
Ambasadori rus ka hedhur poshtë deklaratat rreth “gjurmëve ruse” në organizimin e trazirave dhe protestave të dy ditëve që shkuan në Beograd.
Ai në rrjetin social Tviter ka thënë se këto janë akuza të pabaza nga ana e disa individëve në llogari të Rusisë gjë që nuk është rastësi.
“Ndonëse deklarata nga CEAS është absurde edhe e pabazë në llogari të Rusisë që nuk është e rastësishme, më habite shumë sa larg realiteti janë disa ‘ekspertë‘ që paskan gjetur ‘gjurmë ruse” në organizimin e trazirave edhe protestave në Serbi” ka shkruar ai në Tviter.
Të përkujtojmë se Rusinë në kontesti e protestave ruse e ka përmendur Jelena Miliç drejtre e Qendrës për Studime Euro-atlantike (CEAS) që ka vlerësuar se “udhëheqësit kryesor të protestave të dhunshme që janë parë në opinion japin të kuptohet se ata janë të orientuar pro-ruse të që nuk zgjedhin mjete për de-legjitimim të përpjekjeve të Serbisë që nën kupolën e politikës perëndimore të arrihet kompromis për statusin e ri të Kosovës”.