Gjermanët po kërkojnë nga BE që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të sulmit të hakerave

Evropë

Gjermanët po kërkojnë nga BE që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të sulmit të hakerave

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Qeveria gjermane supozon se një person nga shërbimi i inteligjencës i ushtrisë ruse, GRU, ishte i përfshirë në sulmin e hakerave në rrjetin e TI të Bundestag në maj të vitit 2015.

Kjo është arsyeja pse qeveria u propozoi partnerëve të saj nga BE-ja vendosjen e sanksioneve të përbashkëta kundër Moskës, raporton agjencia gjermane dpa.

Qeveria gjermane mbështeti propozimet për sanksione kundër Rusisë me një paketë të bollshme provash të marra nga organet hetimore dhe të dhënat e inteligjencës.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha që vendet anëtare mund të paraqesin propozime për sanksione, të cilat më pas duhet të vendosen unanimisht.

Zyra e prokurorit kryesor në Karlsruhe ngriti një aktakuzë në fillim të majit kundër shtetasit rus Dmitry Badin, i cili dyshohet se kishte marrë pjesë në sulmin në rrjetin IT të Bundestag si anëtar i një organizate hakerësh.

Me atë rast, supozohet se një sasi e madhe e të dhënave, kryesisht e-mail, u transferuan në një server jashtë vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat