Erdogani tjetërson rininë

Evropë

Erdogani tjetërson rininë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 23 shtator 2020 Në ora: 20:06
Recep Tayyip Erdogan

Një studim tregon se si Rexhep Tajip Erdogan po humb mbështetjen, veçanërisht midis të rinjve konservatorë në Turqi. A ka frikë presidenti për rizgjedhjen e tij?

Ali Demir ishte gjashtë vjeç kur Rexhep Tajip Erdogan erdhi në pushtet në Turqi në 2003. Ai kurrë nuk ka takuar një shef tjetër të qeverisë. Për një kohë të gjatë ai nuk donte të shihte askënd tjetër. "Erdoğan ishte një udhëheqës për mua. Korpulent,fetar dhe i fuqishëm. Një njeri që i vendos interesat e vendit mbi të tijat," thotë ai.

Demir, i cili nuk dëshiron të paraqitet me emrin e tij të vërtetë në këtë artikull nga frika e reprezalieve, u rrit në Konya, një bastion i partisësë Erdoganit, muslimane - konservatore AKP në Anatolinë Qendrore. Prindërit e tij janë fanatik fetarë. Ata e dërguan djalin e tyre në një shkollë të Kuranit. Familja më vonë u transferua në Stamboll. Pak ndryshuan në botëkuptimin e tyre. Demirët ishin mbështetës besnikë të Erdoganit; anëtarët e opozitës ishin jobesimtarë ose terroristë për ta.

Vetëm Ali Demir vetë ngadalë, filloi të dyshonte në kryeministrin e atëhershëm dhe presidentin e mëvonshëm Erdoganin. Erdogani atëherë ndërmori veprime kundër presidentit të klubit të futbollit Fenerbahce, një rival, në 2011.

Pika e kthesës u arrit kur Erdoğani shtypi protestat anti- qeveritare në Parkun Gezi të Stambollit në 2013 . Erdogani polarizoi shoqërinë turke. "Ai dëshiron që të gjithë të mendojnë si ai".

Demir përfundoi studimet e tij politike me nota të larta. Sidoqoftë, ai nuk mund të gjente një punë gjatë krizës ekonomike në Turqi. Tani ai punon në recepcionin e një hoteli. Demir është ende fetar.

Në zgjedhjet lokale në Stamboll në vitin 2019, megjithatë, ai votoi për Social Demokratin dhe kundërshtarin e Erdoganit, Ekrem Imamoğlu. Ai tashmë ka përfunduar gjithçka me AKP. "Pyes veten nëse këta njerëz i luten të të njëjtit Zot si unë."

Gjithnjë e më shumë të rinj në Turqi, duket se po mendojnë si Demir. Për vite, vendi është ndarë në mbështetës dhe kundërshtarë të presidentitErdogan. Sidoqoftë, një sondazh nga think tank i SHBA, Qendra për Progresin Amerikan dhe Instituti Turk Metropoll, sugjeronë që Erdogani po humb besimin edhe midis turqve konservatorë.

Brenda gjashtë muajve, numri i mbështetësve të AKP-së që e përshkruajnë veten si "besnikë" të Erdoganit ka rënë me dhjetë përqind në 66 përqind. Më shumë se një e treta e të anketuarve thanë se tash e tutje, mund të imagjinonin një udhëheqës tjetër partie, përpos Erdoğanit.

Vlerësimet e miratimit të përkrahjes për presidentin kanë rënë, veçanërisht në grupmoshën 18 deri në 29 vjeç. Ky është një lajm i keq për AKP. Sepse është pikërisht ky grup që do të përbëjë bllokun më të madh, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2023.

Nën Erdoganin, në Turqi besimi në fenëështë ulur dhe nuk është rritur

Erdogani është kreu më i fuqishëm i qeverisë turke që nga themeluesi i shtetit, Mustafa Kemal Ataturk. Ai ka vendosur partinë, gjyqësorin, mediat dhe autoritetet e sigurisë, pothuajse plotësisht nën kontrollin e tij. Sidoqoftë, ai ende tërheq legjitimitetin për politikën e tij nga zgjedhjet.

Erdoğani ishte gjithmonë në gjendje të justifikonte vendimet e diskutueshme duke deklaruar se ai kishte mandatin e qytetarëve. Por kjo do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të. Vitin e kaluar partia e tij humbi zgjedhjet lokale në tre qytetet më të mëdha të vendit, Stamboll, Ankara dhe Izmir. Dhe sipas sondazheve, ai aktualisht nuk ka shumicën e mbi 50 përqind në të gjithë vendin, që i duhet të rizgjidhet president në 2023.

Suksesi i Erdogan u bazua në faktin, se ai ishte në gjendje t´i bashkonte turqit pas tij, duke u thirrur në të drejtën islame, nacionaliste, konservatore dhe liberalë - ekonomike. Por kjo aleancë po shkatërrohet. Ish-aleatët e tij, ish-kryeministri Ahmet Davutoğlu dhe ish-ministri i jashtëm Ali Babacan, kanë themeluar partitë e tyre konservatore. Nacionalistët janë gjithnjë e më entuziastë për Ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu, i cili thuhet se dëshiron të trashëgojë presidentin , kryetarët e bashkive të Ankarasë dhe Stambollit, Mansur Yavas dhe Ekrem Imamoglu dhe tua tërheqin gjithashtu, ish-votuesit e AKP-së.

Erdoğani dikur premtoi të formonte një "brez të devotshëm". Por gjatë mandatit të tij, besimi në fenë në Turqi u ul dhe nuk u rrit, siç tregoi një studim nga instituti i hulumtimit të opinionit Konda në 2019. Sipas kësaj, numri i qytetarëve që e përshkruajnë veten si "fetarë" ra nga 54 në 51 përqind në vitet nga 2008 në 2018, vetëm një në dhjetë turq e konsiderojnë veten "thellësisht fetar", në vitin 2008 ishte 77 përqind .

Por ndryshe nga prindërit e tyre, të rinjtë turq nuk e mbajnë mend kohën para Erdoğanit. Për brezin e Ali Demir, reformat e hershme të AKP, të tilla si heqja e ndalimit të shamisë në universitete, ose zgjerimi i sistemit shëndetësor, luajnë një rol si ndodhitë së kaluarës. Ata e vlerësojnë qeverinë bazuar në performancën e saj aktuale - dhe shumë besojnë se ajo është e pamjaftueshme.

Ekonomia turke ka qenë në një krizë për vite me radhë, e cila është përkeqësuar nga pandemia e koronës. lira është 9 : 1, në nivelin më të ulët historik ndaj euros. Çdo i katërt turk nën moshën 25 vjeç është i papunë. Politika e jashtme agresive e Erdoganit, ka izoluar në masë të madhe Turqinë ndërkombëtarisht. Premtimi i tij se ai do ta shndërronte Turqinë në një fuqi globale, për shumë turq tashmëështë një iluzion.

Edhe vetë Erdoğani duket se shqetësohet sepse, do të humbasë kontaktin me realitetin e jetës me njerëzit e tij në vend. Një bisedë në YouTube midis Erdoğanit dhe votuesve të rinj në qershor, përfundoi me katastrofë: Kritikët qeveritarë e torpeduan ngjarjen duke sulmuar Erdoganin në "OyMoyYok" ("Ju nuk e merrni votën time").

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat