Gjukanoviq: Edhe pse jam 30 vjet në pushtet, opozita e ka vetëm një deputetet më tepër

Evropë

Gjukanoviq: Edhe pse jam 30 vjet në pushtet, opozita e ka vetëm një deputetet më tepër

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:58
Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se nuk ka frikë nga ndonjë akuzë penale edhe pas 30 viteve të qëndrimit në pushtet.

Ai thotë se gjithmonë është përpjekur ta respektonte pa kushte atë që është sistemi kushtetues dhe ligjor i Malit të Zi.

Gjukanoviq tha se asnjë rënie nuk ndodhi në Malin e Zi më 30 gusht, sepse pas 30 vjetësh në pushtet, DPS, së bashku me partnerët e saj të koalicionit, fituan një mandat më pak se shumica e re parlamentare.

“Pra, mund të themi me të vërtetë se nuk ka ndodhur asnjë rezultat i padenjë për politikën pro-evropiane në Mal të Zi. “Diçka ndodhi që, unë do të thoja, zakonisht ndodh në shoqëritë demokratike”, shtoi Gjukanoviq.

Ndryshe, sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, koalicioni “Odlučno za Crnu Goru! DPS – Milo Gjukanoviq” fitoi 30 vende, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, koalicioni “Paqja është kombi ynë” dhjetë dhe koalicioni “Bardhë e Zi” katër vende.

Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kenë secila nga tre deputetë si dhe dy SDP. Lista shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Jedonoglasno” do të kenë secili nga një përfaqësues. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat