Samit i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së në Bruksel – diskutohet situata e sigurisë dhe ajo ekonomike

Evropë

Samit i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së në Bruksel – diskutohet situata e sigurisë dhe ajo ekonomike

Nga: F. B. Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:25
BE

Liderët e 27 vendeve të BE-së sot edhe nesër do të mbajnë samit të jashtëzakonshëm në Bruksel ku do të shqyrtohet politika e jashtme dhe sigurisë por edhe forcimi i politikës ekonomike të BE-së, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Do të fokusohemi në pozitën e Evropës në botë dhe të gjendet gatishmëria që vetë të përcaktojmë fatin tonë” ka thënë kreu i Këshillit të Evropës Sharl Mishel.

Samiti i BE-së fillon në ora 15.00 me shqyrtimin e raporteve të BE-së me Kinën dhe bashkëpunimin në zgjidhjen e sfidave globale si janë ndryshimet klimatike dhe covid-19.

BE nënvizon se në raportet me Pekinin do të vazhdoj të promovoj vlerat dhe standardet evropiane dhe të insistoj në raporte reciprociteti ekonomike të baraspeshuara.

Krahas Kinës në tavolinë do të jetë edhe situata në Bjellorusi, helmimi i Navaljnit dhe konflikti në Karabah.

Pritet që liderët të arrijnë pajtim politik rreth sanksioneve për përgjegjësit e dhunës në zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Konsensusin për sanksione e bllokon aktualisht Qipro, që kushtëzon pjesëmarrjen me sanksione ndaj Turqisë për shkka veprimeve në Mesdhe.

Raportet mes BE edhe Turqisë do diskutohen në mbrëmje.

Në ditën e dytë do trajtohet strategjia ekonomike e BE-së me konstatimin se BE mund te bëhet e fuqishme në skenën ndërkombëtare vetëm nëse ka ekonomi inovative edhe elastike.

Do bisedohet për hapjen e potencialeve të plota për tregun unik, zhvillimin e industrisë ambicioze dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron zhvillimi i teknologjisë digjitale.

Në fund të samitit të Brukselit, 27 vendet do shkëmbejnë informatat për bisedimet me Britaninë e Madhe që duhen përfunduar deri në fund të vitit ashtu që raportet e rregulluara të hyjnë në fuqi me 1 janar 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat