Po mbahen konsultimet për mandatarin e qeverisë së Malit të Zi

Evropë

Po mbahen konsultimet për mandatarin e qeverisë së Malit të Zi

Nga: D.G. Më: 8 tetor 2020 Në ora: 12:12
Konsultimet me Milo Gjukanoviqin

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq po i zhvillon konsultimet për mandatarin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi bartësit e listës së koalicioneve "Për Ardhmërinë e Malit të Zi" Zdravko Krivokapiq, "Paqja është kombi ynë" Aleksa Beçiq dhe "E bardhë në të zezë" Dritan Abazoviq.

Pas seancës konstituive të parlamentit, më 23 shtator, tri koalicionet që kanë shumicën në parlament paraqitën propozim, me nënshkrimet e 41 deputetëve, që Krivokapiq të jetë mandatar.

Gjukanoviq ka obligim kushtetues t'ia propozojë mandatarin parlamentit malazes deri më 23 tetor.

Mediat e Malit të Zi përkujtojnë se, sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 30 gusht, koalicioni "Me vendosmëri për Malin e Zi! DPS - Milo Gjukanoviq" ka fituar 30 vende,"Për të ardhmen e Malit të Zi " 27,"Paqja është kombi ynë "dhjetë, dhe platforma "Bardh e Zi "katër vende.

Social Demokratët dhe Partia Boshnjake kanë nga tre deputetë, dhe Partia Social Demokrate ka dy. Lista shqiptare "Nik Gjeloshaj - Genci Nimanbegu" dhe koalicioni "Njëzëri" kanë nga një përfaqësues secili në parlamentin malazez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat