Gjysma e Anglisë tani jeton “nën kufizime më të forta”, si pasojë e coronavirusit

Evropë

Gjysma e Anglisë tani jeton “nën kufizime më të forta”, si pasojë e coronavirusit

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e Anglisë tani po jeton nën kufizime më të rrepta si pasojë e coronavirusit pasi masat më të ashpra hynë në fuqi në Lancashire.

Sipas medieve të huaja, masat hynë në fuqi ndërsa Greater Manchester vazhdon t’i rezistojë kontrolleve më të larta ndërsa udhëheqësit politikë të rajonit luftojnë për të siguruar më shumë mbështetje financiare për punëtorët dhe bizneset.

Në Lancashire lokalet nuk mund të funksionojnë si restorante, pasi rajoni u bashkua me rajonin e Liverpool-it në vendosjen e kufizimeve të nivelit të tretë për të “zvogëluar” infeksionet.

Ndërkohë, njerëzit në Londër, Essex, York, Elmbridge, Barrow-in-Furness, North East Derbyshire, Erewash dhe Chesterfield nuk mund të përzihen më me ata të familjeve të tjera, përfshirë pub-et dhe restorantet.

Si pasojë, masat e reja vendosën më shumë se 28 milionë njerëz në Angli në dy nivelet kryesore të kufizimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat