Dalin pamjet e ‘tmerrit’ në Kroaci, momenti kur sulmohet me breshëri plumbash godina e Qeverisë

Evropë

Dalin pamjet e ‘tmerrit’ në Kroaci, momenti kur sulmohet me breshëri plumbash godina e Qeverisë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:00
Pamje nga video

Këto janë pamjet kur godina e qeverisë së Kroacisë sulmohet me breshëri plumbash.

Video u publikua gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, nga shefi i Policisë, Nikola Milina.

Ngjarja ndodhi në Sheshin e Shën Markut, para ndërtesës qeveritare në Zagreb.

Sipas mediave kroate, autori i identifikuar si Danijel Bezuk, ndali sulmin kur një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të.

Sipas zyrtarëve policorë, autorit dyshohet se kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat