Toma Fila: Parlamenti i afatizuar dhe pa opozitë mundet vetëm të harxhoj kohën, asgjë më shumë

Evropë

Toma Fila: Parlamenti i afatizuar dhe pa opozitë mundet vetëm të harxhoj kohën, asgjë më shumë

Nga: F.B Më: 27 tetor 2020 Në ora: 09:06
Toma Fila

Avokati i njohur serb që ka hyr në politikë dhe ka fituar ulëse si deputet i Partisë Socialiste Serbe (SPS) në emisionin televiziv “Mes nesh” të tv Novi Sadit ka thënë se “Nëse kemi parlament të afatizuar për një vit e gjysmë dhe pa opozitë nuk do mund të bëjë asgjë përveç të harxhoj kohën” shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Duke fol rreth ditës së parë të hyrjes së tij në ulëset e Kuvendit, deputeti i SPS ka thënë se “Kam përshtypje se po flitet shumë, po flitet jashtë temës “.

“Nëse kemi parlament të afatizuar për një vit e gjysmë dhe pa opozitë nuk do mund të bëjë asgjë përveç të harxhoj kohën ” tha ai.

Fila shprehet se është i sigurt “ se si deputet do të mund të afirmohet shumë më tepër Kuvendi se që ai ishte deri më tani, sepse sipas tij Kuvendi u shkatërrua në kohën e Gjingjiçit”.

“Për një vit e gjysmë kohë, kur nuk ka opozitë, këta 5 deputet janë deputet pakicë. Do të thotë Serbia nuk ka opozitë në Parlament . Kjo është qeveri e përqendruar e cila zakonisht bëhet për një kohë të caktuar” sqaron avokati.

Fila shton se në këtë situatë ka dy mënyra veprimi – që ajo kohë të harxhohet apo për atë kohë të bëjë atë që do duhej ta bënte për mandatin e plotë.

Në pyetjen e drejtueses se çka është kyçe që Parlamenti të bëjë gjatë kësaj periudhe, deputeti Fila ka thënë se për te kyçe është puna në përmbushjen e asaj që u tha në raportin e bashkësisë evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat