Nxirret e gjallë nga rrënojat, momenti prekës kur vajza përqafon babain

Evropë

Nxirret e gjallë nga rrënojat, momenti prekës kur vajza përqafon babain

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:58
Pas shpëtimit të saj, vajza ka përqafuar të atin që e priste me ankth

Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një godine në Turqi, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi sot Izmirin.

Pas shpëtimit të saj, vajza ka përqafuar të atin që e priste me ankth.

Video prekëse po bën xhiron e rrjetit teksa vajza duket në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ndihmohet nga ekipet e shpëtimit, ndërsa sheh e hutuar njerëzit përreth.

Kujtojmë se të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitutë 6.6 të shkallës Rihter në Turqi, ndërsa 607 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat