Italia planifikon të marrë 3.4 milionë doza vaksine deri në fund të janarit

Evropë

Italia planifikon të marrë 3.4 milionë doza vaksine deri në fund të janarit

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 00:03
Foto Ilustrim

Qeveria italiane po harton një plan për mbërritjen e vaksinës anti-COVID dhe vaksinimin e popullsisë. Vaksina e parë që do të jetë në dispozicion do të jetë e Pfizer. Komisioneri për urgjencën, Domenico Arcuri njoftoi se në Itali në gjysmën e dytë të janarit do të mbërrijnë 3.4 milionë doza vaksinash.

Ata do të jepen të përshtatshme për vaksinimin e 1.7 milionë njerëzve. Secilit person, sipas tij, do t’i jepen dy doza vaksine. Përparësi do të kenë ata që janë më të ekspozuar ndaj virusit.

“Ne shpresojmë të vaksinojmë një pjesë të rëndësishme të popullsisë në gjysmën e parë ose në tremujorin e tretë të vitit 2021. Por ne nuk e dimë se sa italianë do të duan të bëjnë vaksinën. Tani për tani nuk ka asnjë detyrim për t’u vaksinuar”, tha ai.

Sasia e vaksinave do të rritet me kalimin e kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat