Rekord viktimash në Greqi, mbi 100 viktima dhe 2311 raste të reja në një ditë

Evropë

Rekord viktimash në Greqi, mbi 100 viktima dhe 2311 raste të reja në një ditë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Greqia shënon një rekord të zi me viktima si pasojë e Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 108 viktima.

Sipas njoftimit të organeve të shëndetësisë thuhet se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 1527. Ndërkohë, edhe numri i të intubuarve është rritur në 522.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.311 raste të reja, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 30.121 që prej fillimit të pandemisë.

Mosha mesatare e të prekurve është vetëm 45 vjeç. Specialistët shprehen të shqetësuar pasi pavarësisht se vendi ndodhet në karantinë nuk po vihet re ulje e numrit të të prekurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat