Covid-19/ Europa rajoni më i goditur, raportohet mbi 400 mijë viktima

Evropë

Covid-19/ Europa rajoni më i goditur, raportohet mbi 400 mijë viktima

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Deri të shtunën e 28 nëntorit, Europa regjistroi mbi 400,000 viktima nga pandemia e koronavirusit, duke u bërë rajoni më i goditur. Ky bilanc shënohet ndërsa disa vende fillojnë të heqin gradualisht masat kufizuese për sezonin e festave.

Ndërsa në krahun tjetër të Atlantikut konsumatorët amerikanë iu drejtuan platformave të tregtisë elektronike për të përfituar nga zbritjet e çmimeve me rastin e të ashtuquajturës e Premte e Zezë.

Numri i lartë i infektimeve e bën të pamundur për shumë qeveri perëndimore që të heqin kufizimet, pavarësisht presionit që ekziston me afrimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Pushimet mezi priten para fillimit të fushatave masive të vaksinimit.

Europa regjistron një bilanc të zi me Britaninë si vendimin më të goditur nga pandemia. Në këtë vend llogaritet të kenë humbur jetën 57,551 vetë e ndjekur nga Italia me 53,677, Franca me 51,914 dhe Spanja me 44,668.

Në Francë u mirëprit me entuziazëm hapja e qendrave tregtare. Qindra vetë u mblodhën në Galeries Lafayette kur u hap në orën 10:00 të mëngjesit të së shtunës.

Belgjika do të lejojë hapjen e qendrave tregtare duke filluar nga 1 dhjetori, por në fuqi do të qëndrojë një masë kufizimi. Lëvizje të ngjashme ka edhe në Gjermani, Luksemburg dhe Holandë.

Pavarësisht se përhapja e virusit është ngadalësuar nga masat e ashpra shtrënguese, Europa mbetet zemra e pandemisë, duke regjistruar javën e kaluar më shumë raste infektimesh se ShBA-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat