Eksperti grek: Bllokimi nuk duhet hequr para 21 dhjetorit! Krishtlindjet festojini vetëm

Evropë

Eksperti grek: Bllokimi nuk duhet hequr para 21 dhjetorit! Krishtlindjet festojini vetëm

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Eksperti i sëmundje infektive në Greqi Nick Sypsas ka dalë kundër lehtësimit të masave përpara vaksinimit anti-covid të grupeve të rriskuara më shumë. Ai theksoi se bllokimi nuk duhet të hiqet para 21 dhjetorit, për të shmangur hapjen e shkollave para festave.

Ai deklaroi se me heqjen e masave shtrënguese rastet do të rriten duke krijuar fluks në sistemin shëndetësor. Sypsas i bëri thirrje qytetarëve të kalojnë vetëm Krishtlindjet, pa mysafirë të tjerë në shtëpi.

Sipas tij, vaksinimi i grupeve vulnerabël mund të nisë në fillim të pranverës. Problemi, theksoi ai, do të jenë ata që nuk do të pranojnë të vaksinohen

“Nëse ne arrijmë të vaksinojmë 70% të popullsisë deri në fund të 2021, kjo do të përkthehet në fundin e pandemisë në Greqi,” theksoi ai .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat