Dodiku në vrap të Vuçiqi: Po na sulmojnë nga të gjitha anët...

Evropë

Dodiku në vrap të Vuçiqi: Po na sulmojnë nga të gjitha anët...

Nga: B.S. Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 08:57
Milorad Dodik e Aleksandar Vuçiq

Kryesuesi i Kryesisë së BeH-së Milorad Dodik ka deklaruar se sot në Beograd do të takohet më kryetarin e Serbisë Alkesandar Vuçiq, ndërsa temë kryesore do të jetë situata epidemiologjike në Republikësn Sërpska dhe në Serbi.

"Marrëveshja e hershme ishte që kufiri me Serbinë nuk do të mbyllej për banorët e Republikës Sërpska. Do të përpiqem ta forcoj këtë. Do të përpiqem ta mbaj në këtë mënyrë, sepse shoh se Serbia tani po njofton mbylljen e mundshme të kufijve," ka thënë Dodiku.

Ai shtoi se tema edhe të tjera do të diskutohen në takim dhe vuri në dukje se po zhvillohet sulm i i përgjithshëm ndaj serbëve.

"Sulmet po vijnë nga Amerika dhe Evropa. Serbia, populli serb, Vuçiç, janë në tapetë, Republika Sërpska dhe të gjithë ne që përfaqësojmë Republikën Sërpska jemi në tapetë," i ka thënë Dodiku RTRS-së, transmetojnë mediet boshnjake.

Ai deklaroi se dëshiron të diskutojë për këtë temë dhe beson se do të harmonizojnë pikëpamjet për këto çështje.

Këto reagime të Dodikut vijnë pas paralajmërimeve nga ShBA-ja se mund të ketë ndryshime në marrëveshjen e Dejtonit, në mënurë që të forcohet pushteti qendror i BeH-së në raport me entitetet, si Republika Sërpska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat