Franca ia ndalon për 48 orë Britanisë së Madhe transportin e mallrave, vendimi i zë në befasi anglezët

Evropë

Franca ia ndalon për 48 orë Britanisë së Madhe transportin e mallrave, vendimi i zë në befasi anglezët

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Ndalimi 48-orësh i Francës për transportuesit e mallrave nga Britania ishte “befasues”, ka thënë sekretari i transportit në Mbretërinë e Bashkuar, mes kaosit të shkaktuar  në portet britanike.

Mirëpo vendimi s’ka të bëjë vetë me mallërat, kjo pasi që natën e kaluar u morë vendim që edhe transporti i udhëtarve nga Britania e Madhe drejt Francës do të ndalohet.

Megjithëse Grant Shapps tha përçarja nuk ishte një “problem specifik” në lidhje me mungesat e ushqimit dhe ilaçeve në afat të shkurtër, qëllimi i qeverisë ishte që “ta zgjidhin këtë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Menjëherë pasi francezët morën vendimin , ndoshta pak çuditërisht, se ata do të ndalonin transportuesit dhe jo vetëm udhëtarët, ne ishim në kontakt me qeverinë atje”, tha Shapps për Sky Neës të hënën në mëngjes.

Ai ka deklaruar se diskutimet po vazhdojnë midis qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës dhe se aeroporti i Manston në Kent do të hapet të hënën si një park kamionësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat