Turqia paralajmëron Libinë: Mos u përpiqni të sulmoni

Evropë

Turqia paralajmëron Libinë: Mos u përpiqni të sulmoni

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:18
Hulusi Akar

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar paralajmëroi forcat e Khalifa Haftar dhe mbështetësit e tyre të vendosur në Libinë lindore do të kundërpërgjigjeshin nëse ata do të sulmonin forcat turke në këtë rajon.

Turqia është mbështetësi kryesor i Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare të Libisë të njohur ndërkombëtarisht me bazë në Tripoli, e cila për vite me radhë ka luftuar Ushtrinë Kombëtare Libiane të Haftar.

Në Tetor, dy grupet kundërshtare në Libi nënshkruan një marrëveshje armëpushimi dhe Kombet e Bashkuara kanë shtyrë një dialog politik që synon zgjedhjet vitin e ardhshëm si një zgjidhje.

Ministri Akar në një deklaratë tha se forcat e Khalifa Haftar po synojnë që të sulmojnë forcat turke.

“Ky kriminel lufte, banditi Haftar dhe mbështetësit e tij duhet ta dinë që në rast të ndonjë përpjekje sulmi të zhvilluar ndaj forcave turke, forcat vrasëse të Haftar do të shihen si shënjestra”, tha ministri.

Turqia ka dërguar personel ushtarak në Libi, duke ndihmuar kthimin e normaliteti dhe mbylljen e luftës në këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat