Gazetari i Al Jazeera po raportonte drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, kur sërish filluan dridhjet e tokës në Kroaci

Evropë

Gazetari i Al Jazeera po raportonte drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, kur sërish filluan dridhjet e tokës në Kroaci

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kroacia është goditur sot nga një tërmet tejet i fuqishëm, i cili ka shkaktuar edhe viktima por edhe dëme të mëdha materiale.

Bëhet fjalë për një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 magnitudë me epiqendër në Petrinje.

Numër i madh i anëtarëve të agjencisë së krizave, ushtarë e zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar personat që kanë ngecur nën rrënoja.

E kryetari i Petrinjes, Darinko Dumboviq, ka konfirmuar për mediat lokale se nga tërmeti ka humbur jetën një fëmijë.

Në anën tjetër gazetari i Al Jazeera derisa po raportonte nga vendi i ngjarjes ku skena e frikshme flisnin sa njëmijë fjalë, ishte dëshmitar i një dridhje të fuqishme kur gjithçka po transmetohej drejtpërdrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat