Kryeqytetet evropiane të Kulturës për vitin 2021 anulohen

Evropë

Kryeqytetet evropiane të Kulturës për vitin 2021 anulohen

Më: 1 janar 2021 Në ora: 11:34
Galway dhe Rijeka

Novi Sadi, Kaunas në Lituani dhe Esch an der Alzette do të ishin Kryeqytetet evropiane të Kulturës 2021. Por Corona i prishi planet.

Rijeka në Kroaci dhe Galway në Irlandë, që janë mbajtëse të këtij titulli për vitin 2020, mund ta mbajnë titullin deri më 30 prill 2021.

Qytetet që ishin parashikuar si kryeqytete kulturore të Evropës për vitin 2021 do të bëhen të tilla në vitin 2022.

Image
Simboli i Novi Sadit, kalaja Petrovaradin, që gjendet në kodrën mbi lumin Danub.

Kurse Timișoara dhe Elefsina do të jenë kryeqytete kulturore të Evropës në vitin 2023.

Në vitin 2022 kryeqytete kulturore të Evropës do të jenë Novi Sadi në Serbi, Kaunas në Lituani dhe Esch an der Alzette në Luksemburg.

Image
Kaunas

Kurse në vitin 2023 kryeqytete kulturore të Evropës do të jenë Elefsina në Greqi dhe Timișoara në Rumani./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat