Vaksinohet 106 vjeçarja në Itali, i mbijetoi dy pandemive globale

Evropë

Vaksinohet 106 vjeçarja në Itali, i mbijetoi dy pandemive globale

Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:18
Maria, 106 vjece

Operatorëve që kishin shkuar ta vaksinonin, ajo i ka treguar për një tjetër pandemi, atë të gripit spanjoll që mes 1918 dhe 1920 i mori jetën miliona njerëzve në botë.

Sepse, Maria, 106 vjece, që qëndron në një shtëpi kujdesi për të moshuar në Toskana, në atë kohë, kishte lindur. Ajo madje kish lindur në 1914 dhe atyre që i injektuan dozën e parë të vaksinës anti covid, u ka rrëfyer kujtimet e saj për atë sëmundje të tmerrshme të shumë viteve më parë.

Maria, që i ka mbijetuar dy pandemive botërore, është mes 400 të moshuarve që u vaksinuan në ditën e dytë të operacionit në rezidencat për të moshuarit dhe një prej dy mbi 100-vjecarëve që kanë marrë dozën e parë në Toskana. Personi tjetër që ka kapërcyer një shekull jetë, ishte nga qyteza Lukezia.

Deri në janar 2019, Maria jetonte e vetme në komunën Pontremoli, por më pas u vendos në qendrën e kujdesit që është një nga të paktat struktura që pavarësisht infektimeve që kanë prekur zonën, ka mbetur e lirë nga covidi. Në shtëpinë e kujdeist ku ajo qëndron ka nisur tani puna për të vaksinuar të gjithë të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat