I ‘prenë’ kokën Putinit gjatë transmetimit ‘live’, ndëshkimi që i pret bosët e këtij televizioni

Evropë

I ‘prenë’ kokën Putinit gjatë transmetimit ‘live’, ndëshkimi që i pret bosët e këtij televizioni

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:32
Stacioni me qendër në Kaliningrad fajësoi një 'defekt teknik' për skandalin e turpshëm

Bosët e një televizioni në Rusi do ta pësojnë keq pasi Vladimir Putit iu ‘pre’ koka gjatë transmetimit të mesazhit të Presidentit për Vitin e Ri.

Stacioni me qendër në Kaliningrad fajësoi një 'defekt teknik' për skandalin e turpshëm.

Vetëm gjysma e poshtme e kokës së Putinit ishte e dukshme ndërsa ai dha mesazhin e tij më të gjatë të Vitit të Ri nga Kremlini.

Urimi i presidentit transmetohet tradicionalisht disa minuta para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë

Redaktorët në Kaskad TV e kuptuan gabimin dhe ndërprenë transmetimin si në televizion ashtu edhe në internet, duke e zëvendësuar atë me muzikë.

“Problemet me imazhin gjatë transmetimit të fjalimit të Vitit të Ri të Vladimir Putinit u shkaktuan nga një defekt teknik në dhomën e transmetimit. Ata që janë fajtorë do të dënohen. Kaskas Media Group ofron ndjesë të sinqertë për shikuesit' thanë ata.

Ndërkohë pritet që ky televizion të ndëshkohet për këtë veprim, që tha se ishte një defekt teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat