Rusët ankohen për Putinin në Këshillin e Evropës

Evropë

Rusët ankohen për Putinin në Këshillin e Evropës

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:01
Foto

Drejtues të organizatave ruse që merren me mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut, i janë drejtuar Këshillit të Evropës, duke i kërkuar që të reagojë në lidhje me miratimin e një pakoje të ligjeve në Rusi, të cilat vlerësohen se i cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Në ankesën drejtuar Këshillit të Evropës, si më shqetësues vlerësohet ligji sipas të cilit “nga tani individët që punojnë për organizata dhe media të huaj do të cilësohen si agjentë të huaj”, praktikë e cila deri me tani është zbatuar për OJQ-të dhe mediat e huaja, si dhe ato ruse që janë mbështetur financiarisht nga jashtë.

Përveç kësaj në ligjet e reja, ndëshkime të larta do të ketë edhe për lajmet që vlerësohen si shpifje. Dënimi, në ketë rast, mund të arrijë pesë vite burg.

Me ligjet e reja nën kontrollin e plotë të qeverisë do të jetë edhe arsimi, me çka çdo aktivitet arsimor do të futet nën kontrollin e shtetit.

Ankuesit vlerësojnë se, në rast që këto ligje hyjnë në fuqi, do të rritet ndjeshëm kontrolli i shtetit mbi shoqërinë ruse, çka do të qojë në shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe çdo shkelje do të sanksionohet ashpër.

Dokumenti që i është dërguar Këshillit të Evropës është nënshkruar nga Natalia Taubina (Drejtoreshë e Fondit të Vendimit Publik), Yuri Dzhibladze (President i Qendrës për Zhvillim e Demokraci dhe të Drejta të Njeriut), Oleg Orlov (Anëtarë i Bordit të Shoqërisë Ndërkombëtare Memoriale), Svetlana Gannushkina (Kryetare e Asistencës Qytetare) dhe Svetlana Astrakhantseva (Drejtore Ekzekutive e Grupit të Helsinkit në Moskë).

Deri sa Rusia miraton ligje që cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, Bashkimi Evropian është dakorduar që të sanksionojë shkelësit e të drejtave dhe lirive të njeriut duke miratuar Aktin Evropian Magnitski, akt të cilin SHBA e kanë aprovuar dhe kanë filluar ta zbatojnë nga viti 2012, e që vendosë sanksione ndaj individëve përgjegjës për shkelje te të drejtave dhe lirive të njeriut.

Akti MAgnitski është emëruar për nder të Sergei Magnitsky-t, i cili kishte vdekur në burgjet ruse, pas zbulimit të një skeme të madhe mashtrimi të zyrtarëve të Qeverisë.

Bashkimi Evropian pritet që përmes Aktit Evropian Magnitski të vendosë sanksione kundër shkelësve të të drejtave dhe lirive të njeriut, duke ju ndaluar udhëtimet dhe ngrirë asetet në 27 vendet anëtare të BE-së.

Besohet se Bashkimin Evropian deri të vendimi për të zbatuar Aktin Evropian Magnitski, e ka shtyrë implikimi i hapur i shtetit rus në eliminimin e disidentëve rusë, vlen të ceket rasti i fundit i helmimit të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny dhe mos hetimi dhe ndëshkimi i përgjegjësve.

Miratimi i ligjeve të reja në Rusi, përmes të cilave Qeveria ruse do të cenoj të drejtat dhe liritë e njeriut, vetëm se do të shtojë listën e zyrtarëve të lartë rusë, ndaj të cilëve BE-së do të zbatohet Akti Evropian Magnitski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat