Austria dhe Gjermania i dalin në ndihmë Portugalisë me pacientët me COVID-19

Evropë

Austria dhe Gjermania i dalin në ndihmë Portugalisë me pacientët me COVID-19

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:21
Portugali

Austria dhe Gjermania thonë se do t’i ofrojnë ndihmë mjekësore Portugalisë, ndërsa kjo e fundit po përballet me rritje të rasteve me koronavirus.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha të dielën se Austria do të pranojë pacientë të kujdesit intensiv nga Portugalia, pa specifikuar ndonjë numër të caktuar.

Kurz në Twitter tha se ndihma e shpejtë duhej për të shpëtuar jetë njerëzish, raporton AP.

Ndërkohë, ushtria gjermane planifikon të dërgojë ndihmë mjekësore dhe doktorë në Portugali në ditët në vijim. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Christoph Czëielung tha se ushtria “do të sigurojë personel dhe mbështetje materiale”.

Portugalia është ndër vendet më të goditura nga COVID-19 në raport me popullsinë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat