Hëngri magnet, mjekët habiten nga ajo që shikojnë brenda trupit të 12-vjeçarit

Evropë

Hëngri magnet, mjekët habiten nga ajo që shikojnë brenda trupit të 12-vjeçarit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:35
Rhiley Morrison

Një djalë 12 vjeç nga Mançesteri i Anglisë i është nënshtruar një operacioni që ia ka shpëtuar jetën pasi hëngri 54 magnete lodra si pjesë e një “eksperimenti” që deshi ta bënte me organizmin e vet.

Rhiley Morrison i hëngri magnetet në dy raste për të parë nëse ato do të ndikonin që objektet e metalta do t’i rrinin ngjitur në bark dhe pasi ishte kureshtar të shihte se si do të dukeshin ato kur t’i nxirrte jashtë.

Por kur topat e vegjël nuk i pa jashtë organizmit as katër ditë pasi i kishte gëlltitur, djali i tha nënës së vet se ka gëlltitur dy magnete aksidentalisht. Ajo e dërgoi shpejt në spital, ku mjekët i bënë fotografim me rreze x dhe u habitën kur panë 54 copa magneti në lukthin dhe zorrët e djaloshit.

Morrison tashmë po e merr veten në shtëpi dhe nëna e tij shpreson se qëndrimi për 16 ditë në spital i djalit të saj do t’i vetëdijesojë prindërit për rrezikun e mundshëm të magneteve lodra dhe bëri thirrje që këto objekte të hidhen në mbeturina para se t’u ndodhë diçka si djalit të saj.

Ai doli nga spitali më 21 janar dhe për një javë u trajtua me antibiotikë për ta luftuar infeksionin e shkaktuar nga “mysafirët” e pazakontë në trupin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat