Kuvendi i Francës miraton projektligjin për ndërhyrje në xhami e masa tjera ndaj myslimanëve

Evropë

Kuvendi i Francës miraton projektligjin për ndërhyrje në xhami e masa tjera ndaj myslimanëve

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:01
Kuvendi i Francës

Asambleja Kombëtare e Francës të martën miratoi një projektligj që është kritikuar se ka për cak myslimanët. Projektligji u përkrah nga 347 deputetë, 151 ishin kundër tij, ndërsa 65 abstenuan.

I njohur si ligji kundër separatizmit, ai u përkrah nga partia e presidentit Macron, “La Republique En Marche”, Lëvizja Demokratike, partia Agir dhe nga Unioni i Demokratëve dhe të Pavarurve, ndërsa u kundërshtua nga Republikanët dhe nga partia e së majtës ekstreme, “La France Insoumise”.

Republikanët raportohet se nuk e përkrahën projektligjin për shkak se, sipas tyre, aty parashihen masa të buta. Bruno Retailleau, që shërben si shef i grupit parlamentar të Republikanëve në Senat, tha përmes një deklarate se ai dëshiron që në ligj të përfshihet edhe i ashtuquajturi separatizëm islamik dhe të ndalohet mbulesa e kokën në vende publike.

Projektligji do të diskutohet në Senat më 30 mars dhe pritet të kthehet në Asamblenë Kombëtare pas votimit, shkruan Anadolu.

Ky projektligj u dërgua në Asamblenë Kombëtare vitin e kaluar nga presidenti Emmanuel Macron, i cili tha se me këtë hap synohet luftimi i të ashtuquajturit separatizëm islamik.

Sipas këtij projektligji, autoritetet kanë të drejtë të ndërhyjnë në xhami, në kontrollimin e shoqatave dhe organizatave joqeveritare që u përkasin myslimanëve dhe kufizohet shkollimi i fëmijëve myslimanë në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat