Dolën për të kërkuar ndryshimin e kushteve të burgut për terroristin, protestuesit përplasen me policinë

Evropë

Dolën për të kërkuar ndryshimin e kushteve të burgut për terroristin, protestuesit përplasen me policinë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Qindra protestues të grupimeve të majta kanë protestuar pasditen e së mërkurës në kryeqytetin e Greqisë.

Sipas policisë, protesta e zhvilluar në kundërshtim me masat Covid, u organizua në mbështetje të grevës së urisë që po zhvillon terrorristi Dhimitris Kufodinas, ish kreu i organizatës famëkeqe 17 nëntori.

Protestuesit u grumbulluan në sheshin përpara Universitetit të Athinës dhe kërkuan ndryshimin e kushteve të burgut për terroristin.

Policia u kërkoi të largohen por pas refuzimit  tyre për tu shpërndarë, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe avrat e ujit me presion. Protestuesit hodhën gurë kundër forcave të rendit ndërsa përleshjet vazhduan deri në sheshin Omonia, ndërsa janë ndaluar disa protestues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat