Poloni, karantinë e detyrueshme për udhëtarët nga Sllovakia dhe Republika Çeke

Evropë

Poloni, karantinë e detyrueshme për udhëtarët nga Sllovakia dhe Republika Çeke

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 06:37
Adam Niedzielski

Polonia do të vendosë karantinë të detyrueshme për udhëtarët nga Republika Çeke dhe Sllovakia, si edhe do të rikthejë disa kufizime në një nga rajonet e saj më të prekura nga COVID-19, njoftoi sot ministry polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski.

“Numri i infektimeve të reja për frymë i regjistruara në Republikën Çeke dhe Sllovaki është dukshëm më i lartë sesa në Poloni, gjë që nxit vendimin për vendosjen e karantinës”, tha ai gjatë një konference shtypi në Varshavë.

Personat e vaksinuar me dy doza dhe ata që mund të paraqesin një test negativ të COVID-19 jo më të vjetër se 48 orë do të përjashtohen nga karantina.

Qeveria vendosi, gjithashtu, të rikthejë disa kufizime COVID-19 në një nga rajonet e saj veriore, Warmian-Masurian, ku numri i fundit i infektimeve është mbi dy herë më i lartë se mesatarja kombëtare.

Në atë rajon, që nga e shtuna, të gjitha shkollat ​​do të kthehen në mësimin në distancë, ndërsa hotelet, muzetë, kinematë, qendrat tregtare, si edhe pishinat, do të mbyllen.

Në pjesën tjetër të vendit, rregullat aktuale janë zgjatur deri më 14 mars.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat