Çekia drejt kufizimeve më të ashpra të bllokimit

Evropë

Çekia drejt kufizimeve më të ashpra të bllokimit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Qeveria Çeke do të mbaj një mbledhje gjatë ditës për të vendosur mbi kufizimet më të ashpra të bllokimit për të frenuar një nga përhapjet më të shpejta të botës të Covid-19, raporton Reuters.

Kryeministri Andrej Babiq, ka paralajmëruar që spitalet do të përballen me një “katastrofë” nëse nuk ndërmerret asnjë veprim pas një rritje të re në rastet e Covid-19.

Vendi ka qenë në nivele të ndryshme bllokimi që nga tetori.

Dyqanet dhe restorantet jo-thelbësore janë mbyllur pothuajse vazhdimisht që nga ajo kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat