1.2 mln doza stok/ Gjermanët refuzojnë vaksinën e AstraZeneca

Evropë

1.2 mln doza stok/ Gjermanët refuzojnë vaksinën e AstraZeneca

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:13

Ndërkohë që problemi kryesor në botë mbetet mungesa e vaksinave, në Bashkimin Europian po shfaqet një problem tjetër.

Vaksina e Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca po refuzohet masivisht.

Një drejtues i procesit të vaksinimit në Gjermani tha se janë mbi 1.2 milionë doza të kësaj vaksine që kanë mbetur stok, pasi njerëzit nuk duan ta marrin.

“Ne po punojmë fort që të bindim njerëzit se kjo vaksinë funksionon,” tha Thomas Mertens për BBC.

Më herët gjermanët thanë se vaksina nuk funksionon te personat mbi 65 vjeç, duke i dhënë një goditje të fortë vaksinës angleze.

Më shumë i ka shtuar dyshimet presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai tha se vaksina është thuajse inefektive për personat mbi 65 vjeç.

Edhe të tjerë zyrtarë dhe media franceze dhe gjermane kanë ngritur dyshimet për vaksinën.

Austria, Suedia, Norvegjia, Italia, Belgjika, Spanja, Polonia dhe të tjera vende thonë se nuk do e sugjerojnë vaksinën për personat e moshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat