Terroristi në ditën e 52-të të grevës së urisë, që ka ndarë në dysh Greqinë

Evropë

Terroristi në ditën e 52-të të grevës së urisë, që ka ndarë në dysh Greqinë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:51
Terroristi në ditën e 52-të të grevës së urisë, që ka ndarë në dysh Greqinë

Në ditën e 52-të të grevës së urisë të krye ekzekutorit të organizatës terroriste “17 Nëntori”, çështja e Dhimitris Koufontinas ka ndarë në dy pjesë opinionin publik, ndërsa ka marrë edhe dimensione politike në Greqi.

Nga njëra anë kreu i opozitës, Aleksis Tsipras i ka bërë thirrje qeverisë të ndryshojë qëndrimin ndaj kërkesave të të burgosurit në fjalë, për të mos u bërë Greqia vendi i parë europian ku do te vdesë dikush nga greva e urisë.

Nga ana tjetër, kryeministri Mitsotakis thekson në deklaratën e tij të fundit se nuk duhet askush të kërkojë ndryshimin e ligjit për një terrorist si Koufontina. Dy ditë më parë mbi 2.0000 qytetarë kanë “përmbytur” me postime llogaritë në “Facebook” të presidentes greke dhe kryeministrit duke kërkuar të marrin një vendim për të shpëtuar jetën e tij.

Ndërkohë që zhvillohen çdo ditë protesta nga qindra njerëz që kërkojnë që drejtësia dhe qeveria të pranojnë kërkesën e terroristit per t’u zhvendosur në burgun e Korridhalose, të afërmit e viktimave te tij kërkojnë nga mbështetësit, që ta bindin të mos vazhdojë grevën e urisë dhe shumë të tjerë kanë qëndrim të kundërt.

Dhimitris Koufontinas ka hyrë në grevë pas një vendimi në dhjetorin e kaluar sipas të cilit të dënuarit për terrorizëm ndaloheshin të mbaheshin në një burg rural. Ai beson se qëllimi i ligjit ishte vetëm ai, pasi ishte i vetmi në një burg rural në Volos dhe brenda pak ditësh u transferua ne Dhomoko.

Tashmë përveçse ka 52 ditë që nuk merr ushqim ka 5 ditë qe ka kërkuar të mos marrë as ujë dhe mjekët shprehen se mund të humbasë jetën në çdo çast.

Ai është akuzuar për 200 vepra penale në 84 akte, përfshirë vrasjet, të cilat kreu si anëtar i organizatës terroriste “17 Nëntori” që nga fillimi i vitit 1983. Dënimi i tij pas vendimit të apelit ishte: 11 herë burgim i përjetshëm dhe 25 vjet burgim për pjesëmarrje në 11 vrasje, shpërthime, grabitje dhe pjesëmarrje në grupin terrorist.

Midis viktimave të vrarë prej tij nga viti 1985 deri në 1992 ishte dhe Pavlos Bakojani, bashkëshorti i ish-ministers së jashtme, Dora Bakojanis, njëkohësisht motra e kryeministrit të sotëm Kyriakos Mitsotakis.

“17 nëntori” operoi në Greqi gjatë periudhës 1975–2002. Aktiviteti i tij përmbante atentate, bomba me telekomandë, rrëmbime me armë dhe një numër të konsiderueshëm grabitjesh ndërsa shkaktoi vdekjen e 23 politikanëve, ushtarakëve, oficerëve të policisë, diplomatëve, biznesmeneve dhe qytetarëve grekë dhe të huaj.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së e ka hequr organizatën nga lista e grupeve terroriste të huaja në 26 gusht 2015 dhe sipas një raporti të tij, “17 Nëntori ishte karakterizuar si organizatë e ekstremit të majtë përgjegjëse për vrasjet e zyrtarëve amerikanë dhe figurave publike në Greqi“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat