Rrëfimi i një infermieri: Zhgënjyese të mos kesh idenë më të vogël se kur do të përfundojë pandemia

Evropë

Rrëfimi i një infermieri: Zhgënjyese të mos kesh idenë më të vogël se kur do të përfundojë pandemia

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

“Është zhgënjyese të mos kesh idenë më të vogël se kur kjo do të përfundojë”. Kështu fillon postimi i gjatë në Facebook nga Flavio De Cicco, një infermier nga spitali ‘Colli’ dhe këshilltar i Komunës IV të Napolit.

Më shumë se një vit pas fillimit të pandemisë, De Cicco tregon se çfarë po ndodh në spitalin ku ai punon, duke dhënë një pamje të situatës së përgjithshme: një rritje të rasteve me koronavirus dhe shtrimeve në spital.

“Numri i rasteve në rritje të vazhdueshme, është zhgënjyes, – lexohet në postim. – Agresiviteti i këtyre varianteve të reja është zhgënjyes. Ulja e moshës mesatare në fjalë është zhgënjyese. Është dëshpëruese të duhet t’i thuash një djali 26-vjeçar se gjithçka është në rregull, por që ai do të duhet të intubohet. Është dëshpëruese të vazhdosh të shohësh njerëz që largohen nga ne. Indiferenca e vazhdueshme e kaq shumë njerëzve është zhgënjyese”.

Një shpërthim i gjatë dhe i dëshpëruar që përfundon me një referencë për shumë mjekë dhe infermierë, të cilët po përpiqen me çdo mënyrë të mposhtin Covid-19.

“Lodhja psikologjike të cilën po përjetoj personalisht, si shumë kolegë në këto momente, është zhgënjyese. Jam i dëshpëruar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat