Shkon në mbi 70 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Gjermani

Evropë

Shkon në mbi 70 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Gjermani

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Më shumë se 70 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Gjermani, sipas shifrave zyrtare.

Agjencia e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch njoftoi të hënën për 4,732 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2 milionë e 447 mijë e 68.

Autoritetet raportuan gjithashtu 60 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në 70,105.

Megjithatë shifrat janë gjithnjë më të ulëta në fundjavë, sepse testohen një numër më i vogël njerëzish.

Instituti tha se niveli i incidencës shtatë-ditore të Gjermanisë është rritur në 65.8, që përfaqëson numrin e rasteve për 100 mijë banorë.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës ripërsërit shqetësimet se variantet e reja të koronavirusit mund të përmbysin progresin e shënuar deri më tani. Kancelarja Angela Markel ka deklaruar se të gjitha të dhënat sugjerojnë një valë të tretë të pandemisë, e shumë rajone po përgatiten për një tjetër lockdown.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat