Mali i Zi kërkon ndihmë urgjentisht nga BE dhe NATO për luftimin e pandemisë

Evropë

Mali i Zi kërkon ndihmë urgjentisht nga BE dhe NATO për luftimin e pandemisë

Nga: F.B Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:09
Ilustrim

Mali i Zi ka kërkuar nga BE dhe NATO ndihmë urgjente me punonjës shëndetësor, që do të ndihmojnë në luftën kundër virusit Corona, pasi sipas Ministrit të Punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviç, sistemi shëndetësor është para kolapsit dhe pëlcitjes.

Në letrën e ministrit të jashtëm malazez drejtuar vendeve anëtare të BE-së, ai kërkon nëse kanë mundësi që në Malin e Zi të dërgojnë mjek, teknik dhe personal tjetër shëndetësor, shkruan gazeta “Pobjeda”, përcjell Bota sot.

Gazeta shkruan se për apelin drejtuar BE-së, qeveria nuk ka informuar opinionin malazez.

Mbështetja si thuhet kërkohet në kuadër të mekanizmit të mbrojtjes civile, ashtu që pandemia në Malin e Zi të tentohet të vihet nën kontroll.

“Me qëllim të kundërvënies ndaj kësaj sfide, kemi përtërirë kërkesën drejtuar mekanizmit civil të BE-së për ndihmë shtesë. Kësaj radhe kërkojmë resurse njerëzore, doktor, teknik dhe personel tjetër shëndetësor, që nëse lejojnë rrethanat do të shpërndahen dhe ndihmojnë kolegët e tyre malazez kundër kësaj sëmundje serioze. Ndihma me doktorë dhe personel shëndetësor nga vendi juaj është urgjent i nevojshëm”, ka shkruar Raduloviç në letrën që e ka siguruar “Pobjeda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat