Covid-19: Italia mbyllet plotësisht për festën e Pashkëve

Evropë

Covid-19: Italia mbyllet plotësisht për festën e Pashkëve

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:53
Italia

Dekreti që do të miratohet sot nga këshilli i Ministrave në Itali e që do të jetë në fuqi nga 15 Mars deri më 6 Prill paraqet masa më kufizuese, në lidhje me kufizimi e rajoneve, me kalime të shumta në zonat e kuqe dhe portokalli dhe në lidhje me mbylljet e planifikuara gjatë pushimeve të Pashkëve.

Ky është treguesi nga takimi që po zhvillohet aktualisht midis guvernatorëve dhe qeverisë italiane për të ilustruar masat që do të përfshihen në dekretin që do të miratohet sot nga këshilli i Ministrave.

Synimi i qeverisë do të jetë gjithashtu të mbyllë vendin gjatë pushimeve të Pashkëve: i gjithë vendi duhet të kalojë në zonën e kuqe në 3, 4 dhe 5 Prill.

Ministri i Shëndetësisë Speranza gjithashtu do të kishte deklaruar që rajonet e verdha (Siçilia, Kalabria, Lazio, Valle d’Aosta) duhet të kalojnë në brezin e rrezikut portokalli. Nga ana tjetër, Sardenja duhet të mbetet e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat