Zgjedhje në kohën e koronës/ Votime në Gjermani, priten goditje për CDU-në

Evropë

Zgjedhje në kohën e koronës/ Votime në Gjermani, priten goditje për CDU-në

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

E diela do të jetë një ditë zgjedhore si kurrë më parë në Gjermani.

Nga frika e përhapjes së Covid 19, në pikat e votimeve do të ketë më pak njerëz se kurrë më parë, sepse shumë banorë të Baden-Vyrtembergut dhe Rajnland-Pfalcit kanë votuar dhe po votojnë me postë.

Një zëdhënës i qytetit të Heidelbergut në Baden-Vyrtemberg tha: “Ne presim që rreth 50 përqind e votuesve të votojnë me postë”. Gati 11 milion vetë kanë të drejtë vote në dy zgjedhjet e para të këtij viti.

Votat mund të shërbejnë edhe si një tregues për rezultatin e zgjedhjeve federale që do të mbahen në vjeshtë. Në sondazhet e fundit thuhet se të dy kryeministrat e landeve mund të konfirmohen në postet e tyre.

Por mund të pritet një goditje për partinë CDU të kancelares Angela Merkel, e cila ka vendosur që në vjeshtë të mos kandidojë më për poste politike. Në sondazhe thuhet se socialdemokratët mund të fitojnë në Rajland-Pfalc rreth 33 përqind të votave.

Për SPD do të ishte kjo një shenjë se pjesë të mëdha të popullit ende mund të votojnë socialdemokratët, nëse ata kanë kandidatët e duhur. Sakaq Aferat e fundit të dy deputetëve konservatorë me maskat në Gjermani, duket se po dëmton imazhin e partive CDU dhe CSU.

Dy deputetët gjermanë, Nikolaus Löbel nga CDU, dhe Georg Nüßlein nga CSU, të larguar ndërkohë nga partia janë pasuruar personalisht përmes sigurimit të maskave në krizën e pandemisë. Gjatë vitit të kaluar ata kanë marrë  shuma 6 shifrore për ndërmjetësimin që kanë bërë për kontratat me prodhuesit dhe furnizuesit e maskave.

Firma e Löbel ka marrë 250.000 euro honorar për ndërmjetësimin që ka bërë mes një furnizuesi maskash dhe dy sipërmarrjeve private, kurse në ndërmjetësimin që ka bërë Georg Nüslein, përmes një firme të tretë kanë mbërritur në firmën, ku ai është drejtor vetë, një shumë prej 650.000 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat