AstraZeneca/ Një pacient humb jetën dhe një tjetër shtrohet në spital, 14 ditë pas vaksinimit

Evropë

AstraZeneca/ Një pacient humb jetën dhe një tjetër shtrohet në spital, 14 ditë pas vaksinimit

Më: 20 mars 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Danimarka raportoi sot dy rastet me mpiksje gjaku dhe hemorragji në tru te dy pacientë, të cilët morën vaksinën e AstraZeneca kundër koronavirusit.

Sipas CNN, Autoriteti Shëndetësor i Kopenhagës tha se një nga dy personat humbi jetën, ndërsa të dy kishin marrë vaksinën 14 ditë përpara se të shfaqnin komplikacionet.

Shërbimi Shëndetësor danez konfirmoi se kishte marrë dy raporte të "incidenteve të rënda" pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Lajmi nga Danimarka vjen vetëm disa ditë pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se aktualisht nuk kishte asnjë tregues të rrezikut të trombozës tek njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19 me vaksinën AstraZeneca.

EMA, e cila po kryen një studim përkatës, nënvizoi se vendet evropiane mund të vazhdojnë vaksinimet me AstraZeneca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat