Provokimi i radhës nga Kremlini: Putin e mban me vete valixhen bërthamore

Evropë

Provokimi i radhës nga Kremlini: Putin e mban me vete valixhen bërthamore

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:30
Vladimir Putin

“Presidenti Vladimir Putin i mban gjithmonë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, kudo që ndodhet”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet nëse presidenti Putin e kishte me vetë “valixhen bërthamore” gjatë fundjavës në Siberi me ministrin e Mbrojtjes.

Peskov gjithashtu shtoi se këto pajisje strategjike janë në çdo udhëtim të Putin përfshirë dhe ato jashtë vendit, raporton A2.

Shërbimi fotografik i realizuar në tajgë së bashku me frazën “valixhja bërthamore” që janë realizuar nga Tass mund të jenë pjesë e strategjisë diplomatike të Moskës kundër Shteteve të Bashkuara.

Tensioni mes dy vendeve së fundmi janë rritur ndjeshëm pasi presidenti Biden refuzoi të kishte një përballje të drejtpërdrejt me Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat