​Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë për spiunazh

Evropë

​Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë për spiunazh

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë u dha dy diplomatëve rusë 72 orë për t'u larguar nga Bullgaria.

Kjo pasi prokuroria procedoi gjashtë persona për spiunazh në favor të Rusisë.

Ministria deklaroi se informoi ambasadën ruse në Sofje për vendimin e saj pas njoftimit nga Prokuroria se dy diplomatë ishin të përfshirë në aferën e spiunimit, raporton Reuters.

Personat e përfshirë në skandal thuhet se i dhanë informacione konfidenciale ambasadës ruse në Sofje rreth Bullgarisë, NATO-s dhe BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat