Ujgurët në Turqi protestojnë për vizitën e ministrit të Jashtëm kinez

Evropë

Ujgurët në Turqi protestojnë për vizitën e ministrit të Jashtëm kinez

Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:44
Ujgurët në Turqi

Qindra ujgurë kanë protestuar në Ankara dhe Stamboll të enjten, duke dënuar vizitën e ministrit të Jashtëm kinez Wang Yo në Turqi dhe duke i kërkuar qeverisë turke të marrë qëndrim më të fortë ndaj abuzimeve kundër të drejtave të njeriut në rajonin Xinjiang.

Turmat janë mbledhur në sheshin “Beyazit” të Stambollit duke mbajtur posterë të familjarëve të tyre të zhdukur të cilët ata besojnë se po mbahen në kampet e dënimit në Kinë dhe kanë brohoritur kundër Pekinit.

Dhjetëra ujgurë, ligjvënësit opozitarë turq dhe akademikë janë mbledhur afër Ambasadës kineze në Ankara, derisa Wang po takonte ministrin e Jashtëm Mevlut Cavusoglu dhe më vonë presidentin Recep Tayyip Erdogan, shkruan AP. 

“Në i thërrasim Turqisë që të mos na kthejë shpinën ne ujgurëve për shkak të disa përfitimeve ekonomike”, ka thënë Burhan Uluyol në protestë.

Pas takimit mes tyre, Cavusoglu ka shkruar se është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe për rritjen e bashkëpunimit kundër koronavirusit dhe vaksinat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat