Shpërndahet parlamenti në prag të zgjedhjeve të 4 prillit në Bullgari

Evropë

Shpërndahet parlamenti në prag të zgjedhjeve të 4 prillit në Bullgari

Më: 27 mars 2021 Në ora: 06:35
Parlamenti

Parlamenti i Bullgarisë u shpërnda sot, siç ishte planifikuar, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në fillim të prillit.

Në fjalën e saj përfundimtare, kryetarja e parlamentit, Tsetska Tsacheva i kujtoi ligjvënësit se ata “do të duhet të punojnë së bashku pas 4 prillit, pa marrë parasysh sa e ashpër u bë fushata”. Kreu i grupit parlamentar të partisë konservatore populiste GERB, Daniela Daritkova u shpreh në një mënyrë të ngjashme, duke thënë se “asnjë parti nuk është në gjendje të qeverisë e vetme”.

Pas zgjedhjeve, parlamenti ka të ngjarë të ndahet, sipas sondazheve të opinioneve. GERB, që qeveris nga viti 2017 në një koalicion me nacionalistët, pritet të dalë si forca më e fortë politike. Opozita, që e akuzon GERB për korrupsion, ka të ngjarë të ndahet midis disa partive, por socialistët parashikohet të bëhen fuqia e dytë më e fortë politike.

Zgjedhjet në Bullgari përkojnë me mesin e një vale të tretë të virusit dhe do të kryhen të shoqëruara nga shumë rregullore shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat