Franca pezullon fluturimet me Brazilin për shkak të COVID-19

Evropë

Franca pezullon fluturimet me Brazilin për shkak të COVID-19

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustruese

Franca po pezullon të gjitha fluturimet me Brazilin, i prekur veçanërisht keq nga kriza e COVID-19, njoftoi sot kryeministri francez Jean Castex në Asamblenë Kombëtare.

“Ne e kuptojmë që situata po përkeqësohet dhe kemi vendosur të pezullojmë të gjitha fluturimet midis Brazilit dhe Francës, derisa në një vendim të ri”, sqaroi Castex, raporton ATSh

Që nga fillimi i pandemisë, Brazili ka regjistruar mbi 13,5 milionë raste COVID-19 dhe 355 000 vdekje të lidhura me të.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, duke e bërë atë shtetin e tretë me shifrat COVID-19 më të këqija në botë, pas SHBA-së dhe Indisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat